Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dështimi i negociatave, palët politike ndahen për përgjegjësitë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 16:30 | Politikë
Dështimi i negociatave, palët politike ndahen për

Ndryshe nga Maqedonia, ku dështimi në hapjen e negociatave provokoi zgjedhje të parakohshme, në Tiranë një skenar i tillë as nuk mendohet. 24 orë pas vendimit në Bruksel dhe dorëheqjes së Zaev, ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj thotë se përgjegjësitë e qeverive në të dy shtetet janë ndryshe.

“Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se nëse kjo nuk ndodh do të kishte dorëheqje. Prandaj, përgjegjësia e autoriteteve të vendit në fjalë para elektoratit të tyre është krejtësisht tjetër. Unë nuk e di nëse Kryeministri i Shqipërisë ose unë, ose ndonjë përfaqësues tjetër i qeverisë, ndonjëherë të ketë premtuar se negociatat do të hapen”, tha ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

https://a2news.com/2019/10/19/jo-ja-per-negociatat-cakaj-nuk-eshte-faji-yne-be-kerkon-reformim/

Që zgjedhjet e parakohshme, të kërkuara prej kohësh dhe nga opozita, nuk janë një opsion e konfirmoi të premten dhe kryeministri Rama, në përgjigje të pyetjes së A2.

“Nuk kemi asnjë kohë për të humbur, pasi kemi plotë punë për të bërë. As nuk bëhet fjalë për të kënaqur askënd që s’ka punë apo nuk di t’i gjejë punë vetes”, tha Kryeministri.

Ashtu si dhe më herët, shefi i qeverisë përgjegjësinë e adreson te vendet anëtare të unionit.

“Prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të futet në debatin e elektoral këtu apo atje. Dikush bën më pak politikë të brendshme me lëkurën tonë, dikush bën më shumë politikë të brendshme me lëkurën tonë. Gjithkush është në të drejtën e vetë. Kjo është në politikën e brendshme të tyre, nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me ne”, tha Rama.

https://a2news.com/2019/10/18/rama-edhe-zvicra-po-te-kishte-aplikuar-nuk-jam-i-sigurt-nese-do-ti-hapeshin-negociatat-mbreme/

Por nuk mendon kështu opozita që dështimin ia faturon vetëm kryeministrit, të cilit i kërkon dorëheqjen.

“Asnjë autokrat nuk e dorëzon pushtetin me dëshirë, por mund të them se e sotmja, në qoftë se mund të kualifikohet në histori, është dështimi më spektakolar i ndonjë kryeministri në 30 vite. Ky është dështimi i Edi Ramës. Këto janë kushte Rama”, u shpreh Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

https://a2news.com/2019/10/18/basha-nuk-shkohet-ne-europe-me-toyota-yaris-rama-duhet-te-kishte-dhene-doreheqjen/

“BE refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të çlirohen nga kapja kriminale e shtetit të së drejtës, e qeverisë, e demokracisë dhe lirive të tyre, autor i të cilëve është Kryeministri Rama”, tha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së.

https://a2news.com/2019/10/19/kryemadhi-me-ramen-kryeminister-integrimi-i-pamundur/

Ndërsa mazhoranca ka bërë të qartë qëndrimet e saj, mbetet për t’u parë aksioni i ri i opozitës, i cili deri më tani ishte lidhur pikërisht me vendimin e 18 tetorit në Bruksel.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani