Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjykata Kushtetuese, mazhoranca: Po presim të mbarojë Presidenti

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 14:36 | Politikë
Gjykata Kushtetuese, mazhoranca: Po presim të mbarojë Presidenti

Kuvendi po pret që Ilir Meta të dekretojë anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese, para se të përzgjedhë me 3/5-tat e votave dy të tijtë. Kjo formë e heshtur koordinimi po aplikohet për të shmangur përplasjen mes dy institucioneve të cilëve Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ka vënë në dispozicion lista të ngjashme kandidatësh finalistë, të cilët aplikuan njëkohësisht për të gjitha vendet vakante në kushtetuese.

“Është një proces që do të duhet të përfundojë edhe nga ana e Presidentit që të shohim ehe kandidaturat që ngelen në listat e Kuvendit”, thotë kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

https://a2news.com/2019/10/16/gjykata-kushtetuese-cfare-ndodh-nese-vettingu-rrezon-mucin/

Por, a e vonon Kushtuesen një vendim shkarkimi nga shkalla e dytë e vetting-ut për të përzgjedhurin e Presidentit Besnik Muçi? “Do të kishte qenë mirë që Presidenti të zgjidhte një person që e ka mbaruar procesin e vetting-ut”, thotë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Kuvendi është në pritje të mbylljes së procesit për vendin e tretë vakant që i takon Kuvendit, ndërsa edhe Presidenti, për vendin e tretë që i takon, është shpallur vendi dhe në dijeninë afati i dorëzimit të dokumenteve është data 19 tetor. Përtej këtyre emrave që kanë ardhur qoftë te Presidenti, qoftë te Kuvendi, shumë shpejt KED do të sjellë edhe emrat për dy vendet vakante që janë. Procesi për t’u bërë funksionale Gjykata Kushtetuese është në rrugën e duhur”, thotë Manja.

Nëse në 4 nëntor Muçi shkarkohet nga vetting-u, Gjykata Kushtetuese, e mbetur me një anëtar, do të detyrohet të shpallë vakancën dhe Presidenti të përzgjedhë mes kandidaturave të reja që KED do të duhet t’i përcjellë pas rihapjes së garës. Për vënien në punë të saj, nevojiten minimalisht 5 anëtarë.

https://a2news.com/2019/05/24/gjykata-e-larte-ne-kolaps-mban-peng-31-mije-ceshtje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë