Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Jo”-ja për negociatat, Cakaj: Nuk është faji ynë, BE kërkon reformim

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 12:25 | Politikë
“Jo”-ja për negociatat, Cakaj: Nuk është faji

Pas Kryeministrit Rama një ditë më parë, paraditen e së shtunës doli në një konferencë për shtyp edhe ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili po ashtu si Rama u shpreh se Shqipëria i kë përmbushur kushtet, ndërsa BE kërkon reformimin.

“Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e një rrethanat kur BE është në një proces reformimi.

Kjo është shtyrja e tretë radhazi. Suksesi i këtij procesi nuk varet vetëm nga puna e Shqipërisë. Shtyrja e vendimit nuk duhet kuptuar si dështim i politikave të zgjerimit të BE-së. Procesi i zgjerimit do të vazhdojë.

Shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave nuk do të thotë se në Shqipëri do të ketë vonesa për reformat. Ne do të vazhdojmë punën në 5 prioritetet kyçe, por edhe në qëndrimet e Bundestagut. Këto janë të nevojshme për ta bërë Shqipërinë europiane”, tha Cakaj.

Ai theksoi se në BE nuk ka unanimitet për hapjen e negociatave, por ka unanimitet se Shqipëria ka përmbushur kushtet. “Këtë e thonë të gjithë ministrat e BE me të cilët kam qenë në kontakt gjatë këtyre ditëve”.

https://a2news.com/2019/10/18/basha-nuk-shkohet-ne-europe-me-toyota-yaris-rama-duhet-te-kishte-dhene-doreheqjen/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2019/10/18/rama-edhe-zvicra-po-te-kishte-aplikuar-nuk-jam-i-sigurt-nese-do-ti-hapeshin-negociatat-mbreme/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Dita jonë