Juventus vijon revanshin, Torino në këmbë për Mihajloviç

Juventusi është i pathyeshëm në shtëpinë e tij dhe këtë e tregoi dhe në ndeshjen e kësaj të shtune përballë ekipit të Bolonjës. Zonja e Vjetër fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë bolonjezëve të cilët duhet thënë luajtën si të barabartë në këtë takim.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi i pari në këtë takim duke i çuar në 701 rrjetat e tundura prej tij gjatë karrierës si futbollist. Avantazhi zgjati pak minuta pasi miqtë barazuan me një supergol të Danilos në minutën e 26 të takimit. Pjesa e parë u mbyll 1-1.



Në pjesën e dytë bardhezinjtë u treguan më agresivë dhe si pasojë e presingut të vazhdueshëm arritën të kalonin në avantazh në minutën e 54 me Pjaniç.

Miqtë nuk u dorëzuan, minutat e fundit shënuan dhe rastet më të pastra për ta, por ishin të pafat, kjo falë dhe formës së mirë të portierit Buffon.

Një moment emocionues u regjistrua gjatë këtij takimi me tifozët që duartrokitën njëherazi në këmbë për trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajloviç i cili qëndoi në stol edhe pse vuan nga një sëmundje  e rëndë.

Shkarkoni aplikacionin e A2