Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 12:34 | Ballkani
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev: Shkojmë në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat paraditen e së shtunës, ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pasi nuk mori dritën jeshile për hapjen e negociatave.

Zaev theksoi se BE nuk e ka mbajtur fjalën, ndërsa e cilëson këtë si një gabim historik.

“Para dy ditësh Brukseli na bëri padrejtësi. Ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Europës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Europës. Ky është një vendim i Europës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës. Dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra europiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

Zaev, pavarësisht vendimit, u shpreh se marrëveshja e Prespës me Greqinë duhet të vazhdojë. “Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi që aspiratat tona për BE-në nuk janë vetëm për t’u anëtarësuar, ne duhet të sjellim Europën te qytetarët. Nëse jemi të mençur do të i’u tregojmë të gjithëve se kështu të de-motivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Europën. Marrëveshja e Prespës duhet të vazhdojë të implementohet”, tha Zaev.

Menjëherë pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshjen për hapjen e negociatave, ishte agjencia italiane e lajmeve Ansa, e cila raportoi se Zaev ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ky vendim është konfirmuar ditën e sotme edhe nga vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

https://a2news.com/2019/10/18/macron-para-se-te-vendosim-per-zgjerim-duhet-te-reformojme-veten/
https://a2news.com/2019/10/18/rama-edhe-zvicra-po-te-kishte-aplikuar-nuk-jam-i-sigurt-nese-do-ti-hapeshin-negociatat-mbreme/

A2 CNN Livestream

Dita jonë