Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Lleshaj takohet me forcat e FRONTEX: Përfitim i shumëfishtë

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 11:15 | Aktualitet
Lleshaj takohet me forcat e FRONTEX: Përfitim i shumëfishtë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me forcat e FRONTEX, të cilat operojnë prej 5 muajsh në kufirin tokësor me Greqinë. Ministri tha se përfitimi i Policisë së Shtetit nga bashkëpunimi me forcën e kontrollit të kufirit të jashtëm të BE-së është shumë i gjerë.

"Që prej majit të këtij viti ka filluar në terren operacioni i përbashkët mes FRONTEX dhe Policisë Shqiptare, i cili synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë, me synimin e parandalimit, pengimit, kontrollit të migracionit të paligjshëm, i cili kalon përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera. Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishëm, së pari për të penguar migracionin e paligjshëm, e dyta dhe ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, ka të bëjë me faktin që prej këtij operacioni ne synojmë të përfitojmë eksperiencë, të përfitojmë kontakte, të përfitojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes Policisë Shqiptare dhe Policive të tjera, pjesë e FRONTEX. Është kënaqësi e madhe të konstatosh se oficerë nga shumë vende të Europës kryejnë shërbim së bashku me oficerë tanë të Policisë për kontrollin e kufirit tonë. Gjatë këtij kontrolli zhvillohet një dinamikë shumë interesante marrëdhëniesh, prej të cilave Policia Shqiptare përfiton shumë", nënvizoi ministri i Brendshëm.

FRONTEX është i vendosur në 2 Pika të Kalimit, në Kapshticë dhe Kakavijë, me oficerë nga Gjermania, Çekia, Lituania, Sllovenia, Estonia, Hungaria, Finlanda etj. Ata monitorojnë me trupa operacionale brezin e gjelbër, së bashku me Policinë Shqiptare, si dhe bashkëveprojnë për goditjen e trafiqeve dhe rritur sigurinë kufitare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë