Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Makinat e vjetra, vetëm “euro 4” pas 1 janarit, Klosi: Shtojmë masat

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 14:33 | Ekonomi
Makinat e vjetra, vetëm “euro 4” pas 1 janarit, Klosi:

Nga 1 janari të gjitha automjetet e përdorura që nuk përmbushin standardin euro 4 do të ndalohet të importohen në Shqipëri. Por pavarësisht shtyrjes së afatit me 10 muaj nga vendimi fillestar i qeverisë, të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se numri i makinave që plotësojnë këtë normë të regjistruara për herë të parë në vend është rritur me 47%.

Megjithatë, sipas Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi duhen shtuar masat për të reduktuar ndotjen dhe trafikun.

“Ka ardhur koha që ta reduktojmë gjithnjë e më shumë numrin e makinave të dala jashtë standardeve, që tashmë BE gjithnjë e më shumë nuk i pranon. Duhet të bëjmë edhe më shumë. Rritja e cilësisë së kontrollit të automjeteve dhe reduktimit gjithnjë e më shumë i makinave”, tha Klosi.

Tregu i makinave ndërkohë vijon të jetë i orientuar tek makinat e përdorura. Shoqata e Prodhuesve Botërorë të Automjeteve tregon se vitin e kaluar në Shqipëri u shitën vetëm 2448 makina me zero kilometra. Sipas ministrit Klosi, koncesionarët kanë për detyrë të bëhen më të përballueshëm për konsumatorët.

“Koncesionarët duhet të krijojnë më tepër garanci në treg dhe njerëzit e dinë të mirën dhe të largohen nga makinat e vjetra”, tha ministri.

Nga ana e tyre kompanitë koncesionare deklarojnë se çmimet diktohen nga kërkesa dhe për këtë arsye kërkojnë incentiva nga shteti, si reduktimi i kostove të regjistrimit dhe taksave vjetore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani