Mësuesi hero që shmangu tragjedinë në shkollë me një përqafim

Pamje të forta vijnë nga një shkollë e mesme në Portland, ku një mësues futbolli hero çarmatosi dhe përqafoi një student që kishte si qëllim të vriste veten me një shotgun.

Mësuesi 27 vjeçar, Keanon Lowe një ish yll i futbollit në universitetin e Oregonit i shkoi përballë studentit 19 vjeçar Angel Granados-Diaz i cili kishte hyrë shkollë me armë të mbushur për të kryer vetëvrasje pas ndarjes nga e dashura.

Mësuesi e mori me vete 19 vjeçarin dhe e nxorri nga shkolla pa i bërë keq askujt ndërsa nxënësit e tjerë dolën të tmerruar me vrap sapo panë armën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para disa muajsh por pamjet e saj janë bërë publike së fundmi.

Shkarkoni aplikacionin e A2