Punonjës të padeklaruar dhe paga jo reale, Drejtoresha e Tatimeve: Këto biznese në “sitë”

Tatimet njoftojnë fazën e radhës të nismës anti-informalitet. Pas turizmit, ndërtimit dhe hidrokarbureve, kontrollet do të fokusohen tek call center dhe fasonët. Administrata do të kalojë në sitë numrin e punonjësve, që sipas të dhënave të saj, deri më tani një pjesë e mirë janë të padeklaruar ose me paga jo reale.

“Këto subjekte do të jenë subjekt kontrolli për dy muajt e ardhshëm. Në do të analizojmë arsyet se pse këto subjekte kanë numër të ulët punonjësit të regjistruar”, tha Ibrahimaj.

Që prej nisjes së aksionit në fillim të korrikut dhe deri më tani janë kryer në total mbi 7500 kontrolle.

Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka paralajmëruar forcim të masave ndaj subjekteve që nuk lëshojnë kupon tatimor, ku në rast përsëritje parashikohet bllokim i aktivitetit deri në pagesën e penalitetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2