Reali e “bën baltë”, humbet vendin e parë ndaj Mallorca

Hapi fals i Realit Madrid ndaj Mallorca ka bërë që Barcelona të marrë kreun e renditjes në javën e 9 të kampionatit. Madrilenët janë mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj ekipit vendas të Mallorcas, e cila renditej para këtij takimi shumë pranë fundit të tabelës.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokuar në minutën e 7 të takimit me Lago Junior dhe deri në fund të 90-minutëshit shifrat qëndruan të pandryshuara.

Si për ta vështirësuar ndeshjen për Los Blancos ishte dhe një karton i kuq i marrë nga Odriozola në minutën e 75 të takimit. Me këtë humbje ndaj modestëve të Mallorcas stoli i Zinedine Zidane në krye të madrilenëve ka filluar të tronditet ndjeshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2