Shtëpia më e shtrenjtë në SHBA del në shitje për një çmim marramendës

Shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë ka dalë në shitje dhe ajo ka një çmim prej 200 milionë dollarësh.

Rezidenca e quajtur si “Casa Encantada” shtrihet në një sipërfaqe shumë të madhe dhe është e pajisur me një kinema të përmasave standarde si dhe një kompleks sportiv. Ajo ka 60 dhoma dhe është dizenjuar në vitin 1930 nga arkitekti James E Dolena.

Për shumë vite “Casa Encantada” priti politikanë të lartë amerikanë dhe mbretër përpara se të blihej nga “Conrad Hilton” në vitin 1950 për 175 mijë paund. 50 vjet më vonë financieri amerikan Gary Winnick e bleu atë për 73 milionë paund.

Duke përfituar nga hapësira e madhe dizenjuesit e pajisën atë me një fushë tenisi, basketbolli, pishinë, shtëpi miqsh, kopësht etj. Zoti Winnick dhe bashkëshortja e tij e rinovuan shtëpinë dhe për ta realizuar këtë projekt angazhuan 250 persona.

Shkarkoni aplikacionin e A2