Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Syri” i Dubait, muzeu i sfidave të mëdha të së ardhmes

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 14:07 | Lifestyle

Në autostradën më të madhe në Dubai, “Sheikh Zayed Road”, një godinë në formën e një syri tërheq vëmendjen e gjithë atyre që kalojnë pranë. Në fakt, “syri” është përpjekja e fundit e Emiratit për të modernizuar panoramën e qytetit.

Godina quhet zyrtarisht muzeu i të ardhmes, një strukturë çeliku e dekoruar me kaligrafi në arabisht. Projekti ka fituar që tani disa çmime, edhe pse zyrtarisht hap dyert për publikun vitin e ardhshëm. Synimi i muzeut është të shërbejë si bazë për eksplorimin e sfidave të mëdha të teknologjisë që do të dominojnë të ardhmen, nga ndryshimet klimatike dhe shpikjet në fushën e mjekësisë.

Godina do të jetë edhe një shembull për përdorimin e energjisë së rinovueshme. Energjia do të merret kryesisht nga panelet diellore ndërsa makinat elektrike do të kenë mundësi të furnizohen aty.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu