Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tiranës i rikthehet buzëqeshja, Partizani, fitore në frymë të fundit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 19:05 | Futboll

Ekipi i Tiranës është rikthyer tek fitorja pas 3 javësh zhgënjyese në Kategorinë Superiore të futbollit. Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 përballë kurbinasve dhe morën vendin e tretë në renditje pas Partizanit.

Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 4-t të takimit me Dungën, por miqtë nuk i lanë vendasit të gëzonin për shumë kohë, pasi dy minuta më vonë barazuan me Nwabueze. Në minutën e 44 vjen dhe goli i avantazhit për kryeqytetasit me autor Kale. Pjesa e dytë nuk solli asnjë ndryshim, me ekipin e Tiranës që për shumë minuta qëndroi në mbrojtje për të ruajtur rezultatin.

Partizani ka marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në Shkodër, përballë Vllaznisë vendase. William kaloi në avantazh i pari të kuqtë në minutën e 14 të pjesës së parë. 4 minuta më vonë rikthehet barazpesha me Krymin.

Ky rezultat zgjati deri në minutën e 90 të takimit atëherë kur erdhi dhe goli i avantazhit për “Demat” me anë të Cinarit. Vllaznia u hodh e gjitha në sulm dhe për këtë arsye la shumë hapësira mbrapa duke i lejuar Partizanit ta vulosë takimin me një gol të tretë në të 94-ën.

Në ndeshjet e tjera Lyftëtari barazoi me Bylisin 1-1, ndërsa Skënderbeu dhe Kukësi e mbyllën takimin me rrjeta të paprekura.

A2 CNN Livestream

Dita jonë