Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Vatër zjarri pranë Uzinës së Mjekësit në Elbasan

Nga A2 CNN
19 Tetor 2019, 21:06 | Aktualitet
Vatër zjarri pranë Uzinës së Mjekësit në Elbasan

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Mjekësit në Elbasan.

Vatra e zjarrit ishte shumë pranë Uzinës së Mjekësit, por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Zjarri dogji një sipërfaqe të vogël me shkurre dhe nuk u shënuan dëme të tjera, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani