Votimi i parlamentit britanik, Macron i kërkon Johnson sqarime

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi kryeministri britanik, Boris Johnson të qartësojë vendimin e vendit të tij për çështjen e Brexit pasi ai humbi një votë në parlament që e detyron të kërkojnë një shtyrje tjetër të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian.

Sipas një zëdhënësi të Presidencës francez, Macron pati një bisedë telefonike me Johnson ku i shpalosi qëndrimin e tij për nevojën e një  sqarimi të shpejtë pas zhvillimeve të fundit në Londër.

“Macron ia bëri të qartë Johnson se një vonesë nuk do të ishte në interesin e askujt”, shpjegon zyrtari francez.

Shkarkoni aplikacionin e A2