Aksident në Lushnje, makina përplas për vdekje 64-vjeçarin, autori një minoren

Foto ilustruese

Ditën e dielë, rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Tre urat-Çermë”, një automjet dyshohet se ka përplasur shtetasin F.M., 64 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se personi i aksidentuar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur.

Grupi hetimor ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin me inicialet J.G, që ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz”.

Shkarkoni aplikacionin e A2