Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Albin Kurti në Tiranë: Padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë, kujdes marrëdhënien me Serbinë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 21:12 | Kosova
Albin Kurti në Tiranë: Padrejtësi ndaj Shqipërisë dhe

I ndodhur në Tiranë në vizitë jo zyrtare, për të festuar fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e përgjithshme të 6 Tetorit në Kosovë, lideri i saj Albin Kurti ka shprehur përpara mikrofonave të medies shqiptare disa batuta.  

“Duhet të festojmë dy herë tashmë, në Prishtine dhe Tiranë, sepse të dyja kontribuojnë dhe të dyja përfitojnë nga fitorja e Vetëvendosjes”, deklaroi Kurti.

https://a2news.com/2019/10/03/kurti-pas-fitores-se-vetevendosjes-do-ndryshojne-koordinatat-e-politikes-ne-kosove/

I pyetur për gjykimin e tij mbi vendimet e Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve së bashku me Serbinë për iniciativën e një “Shengen” të Ballkanit Perëndimor, Kurti deklaroi se “ është bërë një padrejtësi  që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk u janë çelur negociatat, sepse u takon dhe e kanë merituar një gjë të tillë”, por kandidati për kryeministër i Kosovës shton se këto vende “duhet të bëjnë kujdes  me raportin që kanë me Serbinë. Dihet çfarë i ka bërë Serbia shqiptarëve, ndërkohë që 3 vite më parë së bashku me Rusinë tentoi një puç në Maqedoni, por i dështoi”.

Kurti rrëfeu se një takim me kryeministrin shqiptar Edi Rama është në agjendën e tij, madje tha se “është punë ditësh”, ndërkohë që lëvizjen e re të Vetëvendosjes edhe në Tiranë ai e përshëndet por saktëson që ata kanë ”autonomi të veprimeve dhe qëndrimeve”.  

https://a2news.com/2019/10/16/takimi-kurti-abbott-presidenti-i-serbise-terbohet-nga-flamuri-shqiptar/

Për sa i përket marrëveshjes me Lëvizjen Demokratike të Kosovës, Kurti pohoi edhe njëherë që “koalicioni është i pashmangshëm, populli i Kosovës ka vendosur që opozita e djeshme të bëhet qeveria e nesërme, dhe kjo nuk ndryshohet, ashtu si fakti që Vetëvendosja do të jetë prijëse”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani