Brexit, kryeministri britanik i kërkon BE-së një tjetër shtyrje

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka dërguar Bashkimit Evropian një letër ku i kërkon një tjetër shtyrje për Brexit-in.

Kjo letër është pa firmën e tij, por është shoqëruar me një letër të dytë, këtë radhë të firmosur nga Johnson, ku thuhet se shtyrja do të ishte gabim.

Kryeministrit i kërkohet me ligj që t’i kërkojë BE-së një shtyrje të afatit përfundimtar, pasi me 322 vota pro dhe 306 kundër, deputetët vendosën që të miratojnë një amendament, i cili shtyn votimin e marrëveshjes së arritur nga Qeveria, deri sa kjo e fundit të miratojë një tjetër ligj që shmang daljen nga unioni pa marrëveshje, diçka që Kryeministri ka kërcënuar që do të bëjë nëse nuk miratohet ujdia e fundit e arritur.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk konfirmoi në Twitter se e ka marrë letrën me kërkesën e shtyrjes dhe shtoi se tani do të konsultohej me udhëheqësit e BE-së mbi përgjigjen.

Shkarkoni aplikacionin e A2