Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Brexit në udhëkryq, parlamenti britanik bllokon marrëveshjen me BE

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 18:26 | Bota
Brexit në udhëkryq, parlamenti britanik bllokon marrëveshjen me

“Kam bindjen më të madhe se gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për gjithë Evropën është të largohemi nga unioni me marrëveshjen e re me 31 tetor”.

Kjo ishte deklarata e kryeministrit britanik Boris Johnson në seancën e së shtunës në dhomën e Komunëve në lidhje me Brexit duke theksuar se "unë nuk do të negocioj një shtyrje të afatit me BE, dhe as ligji nuk më detyron ta bëj. Kështu që, do i them kolegëve tanë në BE atë çka i kam thënë gjithkujt në 88 ditët e fundit që kam shërbyer si kryeministër, që vonesat nuk i bëjnë mirë vendit, Bashkimit Evropian dhe vetë demokracisë”.

https://a2news.com/2019/10/20/brexit-kryeministri-britanik-i-kerkon-be-se-nje-tjeter-shtyrje/

Por një ligj që detyron është dhe ai njihet si “Akti Ben”. Këtë ka përdorur kryeministri në letrën dërguar krerëve të BE, pa firmën e tij ku kërkon shtyrje të afatit të largimit pas votës jo në Parlamentin Britanik.

Në fakt kjo nuk është letra e vetme që i është dërguar zyrtareve në Bruksel. E para është një raport i Parlamentit, e dyta është kjo që nuk përmban firmën e kryeministrit dhe e treta letër thekson se Johnson nuk është dakord për një shtyrje por është i detyruar dhe aty gjendet nënshkrimi i tij.

Donald Tusk konfirmoi marrjen e korrespondencës dhe kërkoi kohë ta diskutojë me përfaqësues të tjerë të unionit që me gjasë nuk do të aprovojnë një shtyrje të afatit. Ndërkohë nga pala britanike, laburisti Geremi Corbin konfirmon qëndrimin e parlamentit. "Dhoma e Komunëve do i rikthehet çështjes të hënën ku besoj do ritheksohen qëndrimet se ne nuk e mbështesim marrëveshjen me propozimet e sjella nga Brukseli, dhe kësisoj vendi nuk do të cenohet.

https://a2news.com/2019/10/19/deputetet-kerkojne-tjeter-shtyrje-per-brexit-johnson-votoni-marreveshjen-time/

 Ndërkohë, ministri i Shtetit në Britani, Micele Gove konfirmon largimin në datën 31. “Ne do largohemi me 31 tetor, dhe për ketë i kemi të gjitha mundësitë dhe kushtet”, tregoi ai.

Zhvillimet e orëve të fundit nxorën ne rrugët e Londrës protestuesit që kërkojnë një votim të dytë për daljen nga BE. Përshtypje bënte njëri ndër ta që mbante veshur një uniformë hapësinore dhe e quante veten si  Neal Armstrong,  që sapo është kthyer nga planeti Brexit, i cili pas largimit konfirmon një situatë të tmerrshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë