“Djajtë e Kuq” po fundosnin Liverpulin, Lallana i shpëton në fund

Përfundon në barazim 1-1 përballja mes dy gjigantëve tradicional të Premier League, Manchester United dhe Liverpool. Edhe pse të paktën në dy vitet e fundit diferenca teknike dhe në performancë ka qenë e dukshme në favor të djemve të Jurgen Klopp, serish sfida tërhoqi vëmendjen e publikut.

Djajtë e kuq të Solskjaer, që gjenden larg plot 15 pikë nga Liverpuli, sot ishin gjithsesi në formë të mirë, duke u përballuar si të barabartë në pjesën e parë. Ku kaluan në avantazh me Rashford (’38).  

Pjesa e dytë rikthen në lojë “të kuqtë” kampion të Europës që shton presionin por arrin të shënojë vetëm pak minuta nga përfundimi i lojës me anë të Lallana (’85). Liverpuli protestojë edhe për një faull në zonën e rreptësisë në minutat shtesë , por VAR nuk vendosi për penallti.

Me këtë rezultat Liverpuli mbetet në krye të klasifikimit me 25 pikë, ndërsa Manchester i dëshpëruar për pikë mbetet në vendin e 13-të, larg çdo pretendimi por me një performancë shumë më bindëse se javët paraardhëse.

Shkarkoni aplikacionin e A2