Elbasan, të diplomuarit kërkojnë profesion tjetër

Për shumë të rinj të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë, gjetja e një vendi pune ka qenë një mision i pamundur.

Përballë këtij realiteti, shumë prej të diplomuarve kanë lënë mënjanë diplomat dhe u janë drejtuar qendrave të formimit profesional për të marrë një profesion tjetër me të cilin mendojnë se do të gjejnë vende pune.

Në Elbasan janë me dhjetra të rinj të diplomuar që kanë marrë një profesion tjetër në qendrën e formimit profesional. Për A2 ata tregojnë arsyet që i shtynë të ndërmarrin këtë hap.

“Kam mbaruar për fizioterapi, por nuk është e lehtë të gjesh punë në tregun shqiptar. Aktualisht po bëj kursin e masazhit”, thotë një i ri.

Përveç kërkesave që dikton tregu i punës, kurset profesionale ndiqen nga të rinjtë e diplomuar me qëllimin për të emigruar më pas jashtë vendit. Kjo sitiuatë ka të dy anët e medaljes. Atë të mirën, pasi të rinjtë marrin një profesion, por edhe anën e keqe, pasi shumica e këtyre të rinjve largohen jashtë vendit.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar