Interi shënon 4 gola, por vuan për fitoren ndaj Sassuolos

inter 589x338

Interi arriti një sukses me rezultatin 3-4 në “Mapei Stadium” ndaj Sassuolos dhe mori një fitore që e mban vetëm 1 pikë pas Juventusit kryesues.

Pas vetëm dy minutash lojë, zikaltërit arritën të gjejnë golin me Lautaro Martinez. Berardi, në minutën e ‘16, barazoi rezultatin, por në fundin e pjesës së parë Romelu Lukaku shënoi dy gola, duke çuar shifrat në 1-3 për skuadrën e Contes.

Në minutën e ‘70 ishte sërish Lukaku që fitoi një 11-metërsh, ndërsa Lautaro ekzekutoi saktë.

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, Djuriçiç në minutën e 74-t dhe më pas Boga në minutën e 82-të shkurtuan diferencën në 3-4.