Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Joker” bën të famshme shkallët, banorët paralajmërojnë turistët që të mos afrohen

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 13:39 | Lifestyle

Shkallët në Bronks, aty ku është xhiruar një nga skenat e filmit të ri “Joker”, janë kthyer në “magnet” turistësh.

Bëhet fjalë për shkallën e gjatë në Nju Jork ku aktori Joaquin Phoenix kërcen duke i zbritur ato, pasi është bërë Joker.

Fansat e filmit tashmë po i drejtohen të gjithë atij vendi për të bërë foton perfekte në Instagram, ndërkohë që deri përpara shfaqjes së filmit ky vend nuk përfillej aspak nga turistët.

Në fakt, vetë Bronksi nuk është destinacion turistik pasi njihet për nivel të lartë kriminaliteti dhe vitet e fundit po bën shumë përpjekje për të hequr këtë imazh.

Por, kjo dyndje turistësh duket se nuk i ka pëlqyer banorëve të zonës, të cilët u kanë bërë thirrje atyre që bëjnë foto në shkallë që të mos afrohen.

“Ato shkallë janë të mira vetëm për të të marrë frymën dhe për t’u grabitur. Por, ju e dini vetë, mirësevini në Bronks”, shkruan një përdorues në Twitter.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani