Mediat italiane: Hysaj ka gjetur marrëveshjen me Romën, dalin detajet

Hysaj gjithmonë më shumë drejt kryeqytetit italian. Sipas burimeve të gazetave italiane, në veçanti Correre dello Sport, mbrojtësi i krahut të djathtë është shumë pranë marrëveshjes me verdhekuqtë e Romës.

Sipas këtyre informacioneve, drejtuesit e ekipit kryeqytetas kanë propozuar shkodranit një kontratë deri në vitin 2025, me një rrogë që i afrohet 2.5 milionë euro në vit.

25 vjeçari do të ishte një zgjedhje ideale pas dëmtimeve të  njëpasnjëshme që kanë goditur mbrojtjen e Romës, i fundit ai i Zappacosta.

Pala e vetme për tu bindur është Napoli, që kërkon jo më pak se 20 milionë euro për të dhënë “dritën jeshile”.

Shkarkoni aplikacionin e A2