Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Penallti për Interin, por të gjithë sytë janë lart drejt parashutistit të maskuar

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 22:04 | Futboll

Një event i pazakontë ka ndodhur sot gjatë ndeshjes Sassuolo-Inter, i fituar 4-3 nga milanezët.

Minuta e 43-të e pjesës së parë, Interi po fiton ndaj Sassuolos dhe Romelu Lukaku ishte gati për të gjuajtur penalltinë që do të jepte zikaltërve qetësinë ( e përkohshme) për një fitore të çmuar në kampionat.

https://www.youtube.com/watch?v=jpUdMEALkIY

Por asnjë tifoz nuk  e kishte aty mendjen, madje as vetë lojtarët. Kjo sepse në qiell ajo që ishte një pikë e parëndësishme u shndërrua në një figurë në fillim alarmuese dhe më pas thjesht argëtues e për të gjithë.

https://a2news.com/2019/10/20/interi-shenon-4-gola-por-vuan-per-fitoren-ndaj-sasuolos/

Një parashutist misterioz me maskë u ul në mënyrë perfekte në fushë, i ndjekur jo vetëm nga përgjegjësit e sigurisë të stadiumit, por edhe nga qindra duartrokitjet e tifozëve, që me sa duket pëlqyen performancën e ndaluar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë