Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Rama dhe Basha do të punojnë për plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 16:31 | Politikë
Rama dhe Basha do të punojnë për plotësimin e 9 kushteve

Me ose pa ''po'' për hapjen e negociatave, a do të shërbejnë 9 kushtet e Bundestagut gjerman si platformë pune për mazhorancën dhe opozitën? Edi Rama dhe Lulzim Basha, pavarësisht leximeve të ndryshme të asaj çfarë ndddhi në Këshillin Evropian, pohojnë para Gjermanisë angazhimin se 9 kushtet e saj janë udhërrëfyesi i tyre për daljen nga kriza dhe hapjen e negociatave. 

Çfarë vjen nga Bashkimi Evropian në dhjetor për negociatat e anëtarësimit është e panjohur dhe ende pritshmëri e largët, por përtej argumentave pro dhe kundër, çfarë lexuam pas refuzimit të 18 tetorit tek Edi Rama dhe Lulzim Basha është përpjekja për të ndërtuar diçka si zotim ndaj një pale të tretë, pavarësisht po-së ose jo-së evropiane.

https://a2news.com/2019/10/19/deshtimi-i-negociatave-palet-politike-ndahen-per-pergjegjesite/

“Do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën PO të Bundestagut”, tha Rama.

“Deklaroj haptazi mbështetjen tonë të plotë për objektivat e shpallura nga Bundestagu gjerman”, theksoi Basha.

Kancelarja Angela Merkel bëri të gjithë betejën me Macron për një PO me kushte, ndërsa Rama dhe Basha veçojnë edhe një tjetër emër për falenderim: zotin Johann David Wadephul.

Emri i tij u bë i njohur për shqiptarët në kulmin e krizës politike para zgjedhjeve të 30 Qershorit, kur u angazhua pa sukses për dialog mes palëve. Përpjekjet e tij vijuan edhe pas 30 Qershorit, ndërsa Rama dhe Basha kanë pikëpamje të ndryshme se cili ishte më diplomat për vendimin gjerman.

https://a2news.com/2019/10/18/negociatat-e-anetaresimit-keshilli-europian-pa-vendim-i-rikthehemi-ne-2020/

“Kemi pasur një problem të madh për shkak të gjithë asaj që u bë këtu për të dëmtuar procesin dhe për të hedhur hije deri në pikën që të refuzohej çelja e negociatave”, u shpreh Rama.

“Kemi punuar fort për të bindur miqtë tanë në Bundestag që ta transformonin JO-në në një proces kushtezimi që do të mundësonte reformat”, nënvizoi Basha.

E vërteta është se në planin gjerman për Shqipërinë, socialistët dhe demokratët janë të “dënuar” të bashkëpunojnë për nxjerrjen e vendit nga kriza nëse duan negociatat e anëtarësimit dhe Reforma Zgjedhore është ajo që kërkon bashkëpunim të menjëhershëm.

“Reformën Zgjedhore do ta mbarojmë përpara Vitit të Ri, pastaj pas Vitit të Ri jemi të gatshëm të diskutojmë për temat e tjera të reformës”, tha Rama.

“Përgjegjësi për këtë gjendje është akoma në krye të qeverisë. Ndaj, detyra jonë fillon me propozimin e hapave konkretë, siç kemi bërë në rastin e Reformës Zgjedhore, për të plotësuar kushtet e Bundestagut”, u shpreh Basha.

8 kushtet e tjera për fazën e parë dhe fazën e dytë, që do të mundësonin dy konferenca Shqipëri-BE për çeljen zyrtare të negociatave i shërbejnë ndërtimit të një drejtësie funksionale, që ndër të tjera çon në burg edhe zyrtarët që kanë kryer krime zgjedhore, por edhe përsëritjen e zgjedhjeve me ligjin e ri zgjedhor nëse Gjykata Kushtetuese funksionale do të anulonte 30 Qershorin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë