Reagimi i PD, Bardhi përshëndet mbështetjen gjermane të CDU-CSU

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehu mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian, përmes Wadephul dhe Schmidt.

Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit…

Gepostet von Gazment Bardhi am Sonntag, 20. Oktober 2019

“Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat, koha e propagandës ka mbaruar!”, thotë Bardhi.

Demokrati e mbyll mesazhin e tij në FB duke deklaruar se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asaj që e quan qeverisje të dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës!

Shkarkoni aplikacionin e A2