Në Hong Kong priten sërish protesta gjatë ditës së sotme, të paralajmëruara që të enjten.
Turma që bllokon pikat kyçe të qendrës më të madhe ekonomike në Azi prej katër muajsh është përleshur me forcat e rendit në lëvizjen e cila tani nuk ka si qëllim vetëm kthimin e ligjeve të ekstradimeve, por liritë dhe të drejtat e njeriut.
Guvernatorja Carrie Lam nxori në rrugë para dy javësh forcat e emergjencës, të paaktivizuara prej gjysmë shekulli, por as kjo lëvizje nuk i frikësoi protestuesit të cilët bllokuan stacionin qendror të metrosë e madje kërcënuan me thikë edhe një prej qeveritarëve të vendit.
Ngjarja mori vëmendjen e qeverisë dhe solli reagimin e Pekinit zyrtar për ndërhyrje ushtarake nëse protestat e dhunshme nuk ndalen.