Sherr për motive të dobëta, plagoset rëndë 28-vjeçari. 3 persona të arrestuar

Gjatë një konflikti për motive të dobëta në Tiranë, një 28-vjeçar është plagosur rëndë.

Shtetasi me iniciale F.K., 33 vjeç, ka goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin me iniciale A.D., 28 vjeç. Si pasojë e goditjeve, 28-vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes dhe dy personave të tjerë të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë arrestimi të 33-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzez.

  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Kallëzim penal kundër Ardian Dvoranit, kryetar i KED
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Dvorani ka shpërdoruar detyrën, shkelje të rënda
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: Kreu i KED do të kallëzohet edhe për “përvetësim titulli”
  • LAJMI I FUNDIT | Meta: KED është organ kolegjial, jo personal
  • LAJMI I FUNDIT | Kallëzimi penal për Dvoranin do të depozitohet të hënën