Shkëmbimi i bujshëm: Rossi te Mercedes dhe Hamilton te Yamaha

Lajmi kishte nisur të qarkullonte disa muaj më parë, por tani duket se do të zyrtarizohet: Lewis Hamilton te Yamaha M1 dhe Valentino Rossi te Mercedes AMG F1.

Një shkëmbim mjetesh mes dy kampionëve të mëdhenj, që do të organizohet në fund të sezonit në një vend që duhet ende të caktohet.

“Kemi disa kohë që po flasim për këtë. Lewis te motori im dhe unë te makina e tij. Shpresojmë ta bëjmë”, deklaroi Rossi pas përfundimit të Çmimit të Madh të Japonisë në MotoGP.

Për të dy pilotët nuk do të ishte hera e parë: Valentino Rossi ka testuar disa herë me Ferrarin, madje u fol edhe për një kalim të tij në F1; ndërsa Lewis Hamilton gjithmonë ka qenë i apasionuar pas motorëve dhe këtë vit ka provuar Yamaha R1 që garon në Superbike.

Shkarkoni aplikacionin e A2