Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Shpopullimi i Novoselës, banorët ikin për të siguruar një jetë më të mirë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 14:15 | Sociale
Shpopullimi i Novoselës, banorët ikin për të siguruar

Novosela po shkon drejt braktisjes nga banorët e saj. Në qytezë po mbesin vetëm të moshuarit, të cilët janë kthyer në ruajtës të banesave.

Këtë fakt e pranon edhe kryetari i njësisë administrative, i cili konstaton uljen e ndjeshme të numrit të nxënësve si dhe largimin çdo ditë të specialistëve të zonës.

Mungesa e vendeve të punës dhe perspektiva e vakët për të ndërtuar jetën në Novoselë janë shkaqet kryesore të braktisjes së kësaj zone. Dikur, Novosela cilësohej si Myzeqeja e dytë e Shqipërisë, me 6500 ha tokë bujqësore, por sot kjo sipërfaqe toke nuk ka mundësi vaditjeje dhe investimet kanë munguar.

Me këto ritme nuk do të jetë e largët dita kur Novosela do të jetë një qytezë vetëm me banesa dhe me pak persona që thjesht ruajnë ndërtimet e bëra me shpresën se ndonjëherë dikush do të kthehet sërish të jetojë atje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani