Një gol i kuqeziut Liridon Latifi në minutën e 48-të i dhuroi “ gjigantëve” moldavë të Sheriff Tiraspol jo vetëm barazimin me Rivalët e Milsamit, por edhe titullin e kampionit.
Bëhet fjalë për titullin 18-të nga themelimi në vitin 1997, pra një dominim i pa kundërshtuar për atë që quhet jo pa të drejtë si “Juventusi“ i Moldavisë.
Ndeshja e disa ditëve më parë e Kombëtares së Edi Rejas i ka sjell me sa duket fat Latifit, që nga yll i Kombëtares u harrua pas eksperiencës jo të mirë në Hungari, dhe që pikërisht me Tiraspolin po mundohet të shpalos talentin e tij.