Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Temperatura deri në 45 gradë? Asnjë problem, në Katar kanë ajër të kondicionuar në rrugë

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 13:16 | Lifestyle

Një nga vendet më të nxehta të globit po instalon ajër të kondicionuar nëpër rrugë në mënyrë që të mbajë ambientin sa më të freskët.

Gjatë verës, temperaturat në Katar arrijnë deri në 45 gradë Celsius dhe për këtë arsye është vendosur që Kupa e Botës 2022 në këtë shtet të zhvillohet në dimër. Edhe pse vitin e kaluar nëpër stadiume u vendos ajri i kondicionuar, u pa e arsyeshme që ndeshjet e futbollit të luheshin në dimër.

Por, këtë vit, kondicionerë të mëdhenj janë instaluar edhe nëpër trotuare në mënyrë që njerëzit ta përballojnë më mirë vapën e tmerrshme.

Përveç kësaj, edhe rrugët po lyhen me blu, pasi kjo ngjyrë ul temperaturën sipas autoriteteve në Doha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani