Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Vëllai i madh u shpëtoi autoriteteve dhe liroi të voglin. Zbulohet se si nisi lufta nga dy djemtë e El Chapo-s

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 10:24 | Bota

Djali i madh i El Chapo-s i erdhi në ndihmë vëllait të vogël duke orkestruar dhunën që detyroi autoritetet meksikane që ta lironin atë.

39-vjeçari Ivan Archivaldo Guzman dhe 28-vjeçari Ovidio Guzman Lopez u arrestuan të enjten në Sinaloa. Meksika kërkonte të arrestonte Ovidion pas një kërkese esktradimi të vitit 2018 nga SHBA.

Burimet thanë për “New York Times” se pasi u arrestua edhe Ivani gjatë operacionit, vartësit e tij arritën ta lironin atë shumë shpejt. Më pas, Ivani organizoi një luftë të vërtetë në Sinaloa për të liruar edhe vëllain e vogël.

https://a2news.com/2019/10/18/lufte-ne-mes-te-qytetit-qeveria-vendos-te-liroje-djalin-e-el-chapo-s-per-te-shpetuar-jeten-e-ushtareve/

Ai mbajti peng disa ushtarë dhe gjithashtu rrëmbeu familjarët e këtyre ushtarëve.

Në këtë mënyrë, autoritetet u detyruan që të lironin Ovidion pasi e panë veten ngushtë dhe pa armatime pas 8 orëve luftime me Kartelin e Sinaloas.

Rezultati i kësaj beteje ishte 8 viktima dhe 20 të plagosur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani