Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Zgjedhjet në Kanada, askush nuk ka shumicën sipas sondazheve

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 12:47 | Bota
Zgjedhjet në Kanada, askush nuk ka shumicën sipas sondazheve

Kanadaja mban këtë të hënë zgjedhjet parlamentare në të cilat garojnë dy kandidatë të fortë: kryeministri aktual Justin Trudeau dhe opozitari Andreë Scher, i pari që përfaqëson liberalët dhe i dyti konservatorët në vend.

Sondazhet e së shtunës e nxjerrin partinë e Trudeau të parën me 32,6 përqind të votave, ndjekur nga konservatorët me 30,3 përqind, ndërsa forca politike e Demokratëve të Rinj, që konkurrojnë për votuesit e krahut të majtë, sikurse konservatorët, rezultojnë me 18,4 përqind.

Referuar shifrave, asnjë parti nuk arrin të marrë shumicën absolute me 338 vende në Parlament dhe për këtë rivali i Trudeau, Scher u shpreh: “Justin Trudeau e ka bërë të qartë se do të paguajë çdo çmim për të qëndruar në pushtet dhe për këtë do të harxhojë paratë e taksave tuaja”.

Me këtë i referohej kohës së gjatë të negociatave me Partinë e Demokratëve të Rinj për të krijuar mazhorancën. Deklaratën e bëri në tubimin e tij në Ontario, vendi që i siguron Parlamentin me 108 vende në Dhomën e Komuneve, 76 prej të cilave në zgjedhjet e fundit i zotërojnë liberalët e Trudeau. Edhe ky i fundit e përdori mbështetjen si kalin e betejës së zgjedhjeve: “Unë e di që Kanadaja e meriton një qeveri të fortë progresi për t’i bërë ballë taksave të konservatorëve dhe jam i bindur në zgjedhjen e kanadezëve se do të investojnë për familjen dhe të ardhmen e tyre”.

Popullariteti i kryeministrit 47-vjeçar ka rënë së fundmi prej skandalit etik ku u përfshi ai në lidhje me disa foto ku shfaqej i lyer me ngjyrë të errët në fytyrë. Edhe pse kërkoi falje për gjestin e shumë viteve më parë, kanadezët e shprehën zemërimin e tyre në rezultatet e sondazheve që pritet ta vërtetojnë në zgjedhjet e 21 tetorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë