44-vjeçarja në pritje të fëmijës së 22-të

Një familje në Britani, e cila konsiderohet si më e madhja në vend, do të rritet në numër. Zonja Sue Radford njoftoi pak ditë më parë se është në pritje të fëmijës së saj të 22-të.

Një vit më parë, familja nga Morecambe në Lancashire deklaroi pas fëmijës së 21-të se ai do të ishte i fundit, por nuk ndodhi kështu. Sue u shfaq me një “Eko” në dorë, ku tregonte se ishte 15 javë shtatzënë dhe se shumë shpejt do të mësonte gjininë e fëmijës.  44-vjeçarja britanike ka dëshirë që bebja të jetë djalë për ta barazuar në 11 numrin mes djemve dhe vajzave në familje.

Familja, që aktualisht ka “dy skuadra futbolli”, ka dhe vështirësitë e saj në jetën e përditshme. Ata duhet të paguajnë minimumin 150 paund nëse vendosin ta nxjerrin familjen jashtë për drekë dhe nëse shkojnë me pushime iu duhen të paktën 7 valixhe të mëdha. Larja e rrobave është një proces që nuk ka fund, ku 18 kg rroba lahen çdo ditë të javës.

Shkarkoni aplikacionin e A2