Dështon mbledhja e KLP për krijimin e SPAK

Ngritja ose jo e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me 8 anëtarë, ka ndarë në grupe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

I thirrur për të hedhur në diskutim formulën 8+2 për ngritjen e SPAK, këshilli është gjendur në një situatë të pazakontë. Debati mes kryetarit Gent Ibrahimi dhe anëtarit Besnik Cani çoi në dështimin e seancës. Cani kërkoi shtyrjen e mbledhjes, pasi, sipas tij, aktet që do të diskutoheshin nuk i ishin vënë në dispozicion 7 ditë përpara mbledhjes, siç e ka të parashikuar ligji.

Kaq ka mjaftuar që kryetari i KLP-së të pranojë kërkesën dhe të largohet i pari nga mbledhja duke mos vendosur një afat për mbledhjen e radhës.

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, me 8 persona të emëruar që i kanë kaluar të gjitha shkallët e vetting-ut dhe dy të përkohshëm deri në zgjidhjen e ngërçit, ishte dhe pika më e rëndësishme e rendit të ditës. Por, edhe pse deri vonë, këshilli ishte i bindur që nisja e SPAK me 8 anëtarë ishte kundër asaj çfarë shpreh Kushtetuta.

Një tjetër çështje mbetet edhe ngarkesa e prokurorëve pasi, sipas kreut të KLP-së, nëse SPAK do të krijohet me 8 prokurorë, secilit prej tyre u duhet të hetojnë nga 55 dosje.  

Shkarkoni aplikacionin e A2