Basha: Rama po mban peng Shqipërinë, të ndjekë shembullin e Zaev

Në një deklaratë për mediat këtë të hënë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se qeveria e Edi Ramës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se Rama po e mban peng Shqipërinë dhe duhet t’ia kthejë popullit mandatin.  

“Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se Shqipëria me këtë qeveria ka bërë hapa pas. Situata e rëndë ekonomike, kapja e institucioneve, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues. Këto nuk janë probleme të BE, siç deklaron propaganda e Kryeministrit aktual. Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, Zaev paraqiti dorëheqjen dhe vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Nga ana tjetër, qeveria jonë, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin për popullin. Ne kemi vetëm një rrugë dhe kjo është ajo europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën. Gjermania i tha po Shqipërisë dhe jo Qeverisë.

Një njeri po na mban peng të gjithëve, kjo duhet të marrë fund. Është koha që qeveria duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe t’i kthejë popullit mandatin”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2