Bin Salman përgatit një ofertë të parefuzueshme për klubin anglez

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohamed Bin Salman, po planifikon të blejë Manchester United, sipas asaj që publikon “Mirror”.

Edhe në vitin 2018 Bin Salman kërkoi të blinte klubin e madh anglez, por familja Glazer nuk e vazhdoi operacionin në pritje që të zbardhej vrasja e gazetarit të Ëashington Post, Jamal Khashoggi, një kritik i regjimit saudit.

Mendohet se Bin Salman do të ofrojë 4,5 miliardë euro për klubin që familja Glazer e bleu 790 milionë stërlina para 14 vitesh.

Nga ana tjetër, për “The Sun”, zv/presidenti Ed Woodward tha se klubi nuk është në shitje: “Nuk është diskutuar për asnjë moment çmimi. Jemi mirë financiarisht”.

Shkarkoni aplikacionin e A2