Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Censura ndaj mediave, gazetat bojkotojnë faqet e para në Australi

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 13:24 | Bota
Censura ndaj mediave, gazetat bojkotojnë faqet e para në Australi

Legjislacioni që kufizon lirinë e shtypit në Australi shkaktoi këtë protestë të veçantë. Gazetat më të mëdha shfaqën unitet ndërsa bojkotuan faqet e para të së hënës, duke i bërë të duken shumë të redaktuara dhe të censuruara.

Australia nuk ka kufizime kushtetuese për lirinë e shprehjes, megjithatë qeveria shtoi disa masa ndaluese për të mbrojtur informatorët dhe dëshmitarët ndërsa ashpërsoi ligjet antispiunazh në 2018. Mediat e cilësojnë këtë një shkelje të lirisë sështypit. Por qeveria e konsideron një masë për mbrojtjen e gazetarëve.

“Qeveria beson plotësisht në lirinë e shtypit të këtij vendi, dhe ne kemi ndërmarrë masa për të vendosur mbrojtje shtesë për ligjet tona, në mënyrë që të sigurojmë që gazetarët të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre”, u shpreh kryeministri Scott Morrison.

Protesta e mediave synon të shtojë presionin publik ndaj qeverisë për të përjashtuar gazetarët nga ligjet që kufizojnë aksesin në informacione sensitive apo sekrete, të miratojë një sistem lirie informacioni funksional dhe të rrisë kriteret për ngritje të padive për shpifje.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë