Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Delet “pushtojnë” rrugët e Madridit, rituali vazhdon prej vitit 1273

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 10:24 | Lifestyle

Barinjtë spanjollë mbushën rrugët e Madridit me më shumë se 2000 dele të dielën, duke mbrojtur një të drejtë të lashtë të kullotjes së bagëtive, që është kërcënuar nga jeta urbane dhe praktikat moderne të blegtorisë.

Shumë turistë, por edhe banorë vendas, u befasuan që trafiku u bllokua për të lejuar paradën e kafshëve. E drejta për të përdorur rrugët e qytetit për të kaluar kopetë me bagëti daton që prej vitit 1273, kur Madridi ishte ende një fshat i vogël dhe jo një metropol gjigant.

Praktikat moderne të blegtorisë detyrojnë fermerët që t’i mbajnë bagëtitë në hangarë, sepse lëvizja e tyre në kullota është tepër e kushtueshme. Megjithatë, Qeveria spanjolle e ka promovuar këtë lëvizje në Madrid që prej vitit 1994.

Kryeqyteti i sotshëm spanjoll u shndërrua në një qendër të rëndësishme urbane kur Mbreti Philippe II e shpalli kryeqytet të Perandorisë së tij në vitin 1561. Disa prej rrugëve të vjetra të qytetit janë përdorur nga barinjtë prej 800 vitesh.

https://www.instagram.com/p/B34CzOlgoX-/

A2 CNN Livestream

Dita jonë