European Open, nga dëmtimi i rëndë tek titulli, Murray bën mrekullinë

Lot gëzimi për një sukses që ndoshta nuk mendonte se do ta arrinte më. Andy Murray fitoi titullin në “European Open” duke mundur zviceranin Stan Wawrinka me përmbysje.

Murray u operua në fillim të vitit dhe qëndroi jashtë për një kohë të gjatë rikuperimi duke vënë në dyshim rikthimin në majat e tenisit. Por kampioni olimpik, ja doli mrekullisht të fitojë titullin e tij të parë pas me shumë se dy vitesh, ndërsa më i rëndësishëm për tenistin britanik është rikthimi i besimit.

“Jam shumë i lumtur. Do të thotë shumë për mua. Kjo është një nga fitoret më të mëdha të karrierës”, u shpreh Murray pas finales.

Shkarkoni aplikacionin e A2