Golf në “çatinë e botës”

Një turne golfi nën hijen e malit Everest. Ky ishte organizimi ambicioz i një grupi prej 40 personash, të cilët kishin planifikuar të luanin në lartësinë 4250 metra mbi nivelin e detit, në malin Kongde në Nepal.

Ky duhej të ishte turneu i golfit i zhvilluar në lartësinë më të madhe në histori, por moti i keq dhe retë e dendura e bën të pamundur që lojtarët të ngjiteshin në pikën e përcaktuar.

Gjithsesi, helikopteri i një grupi të vogël, prej katër lojtarësh arriti të ngjitej deri në njërën prej fushave, duke patur mundësinë të zhvillonin një lojë të shpejtë.

Një tjetër grup, arriti njërën prej fushave e cila ishte në altitudë më të ulët, në afro 3900 metra lartësi nga niveli i detit, me pamje nga mali Everest dhe maja të tjera të famshme të Himalajeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2