Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hajdari: Zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore, boll me kryetarë perandorakë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 10:44 | Politikë
Hajdari: Zgjedhje të parakohshme pas reformës zgjedhore, boll me

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari sheh vetëm një rrugë për të nxjerrë vendin nga situata aktuale në të cilën ndodhet. Sipas deputetes demokrate, duhet një reformë e re zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare.

“Zgjidhja është vetëm 1, brenda Dhjetorit të zhbëhet marrëveshja e 2008, të miratohen rekomandimet  OSBE/ODHIR-it dhe vetëm më pas të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare e lokale dhe ta ndreqim këtë vend”, shkruan Hajdari.

Në fund, deputetja Hajdari shprehet se ka ardhur koha t’i thuhet boll kryetarëve perandorakë që kanë shkatërruar demokracinë në këtë vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë