Interi, dy transferime të bujshme në janar

Ky sezon ka nisur mjaft mirë për Interin e drejtuar nga Conte, ku në 8 javën e parë ka arritur të marrë 7 fitore dhe vetëm një humbje në derbi ndaj Juventusit.

Në atë ndeshje u ndje shumë mungesa e një stoli me lojtarë cilësorë, ku në pjesën e dytë bardhezinjtë bën diferencën me lojtarët e stolit.

Për të qenë sa më kompetitiv, në këtë sezon e për të pretenduar, titullin, drejtuesit zikaltër janë kanë nisur nga puna për të siguruar dy transferime mjaft të rëndësishme në merkaton e janarit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Matic e Rakitic janë dy mundësi të mëdha për zikaltrit dhe drejtuesit e ekipit janë duke punuar intesivisht për të arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe Manchester United.

Shkarkoni aplikacionin e A2