Peniani, “Qyteti i ndaluar” dhe varësia e Kim Jong-un ndaj sigurisë

Paranoja e Kim Jong-un dhe obsesioni i tij me sekretet dhe sigurinë, ka pushtuar edhe sektorin e ndërtimit në Penian.

Chad O’Carroll, korrespondent i televizionit qendror të Koresë së Jugut, ka realizuar disa vëzhgime në lidhje me projektet në ndërtim në kryeqytetin e Koresë së Veriut. Burimi i tij, papritur, njoftoi për diçka të çuditshme. Shumë pranë qendrës së Penianit janë vënë re ndryshime në ndërtesat luksoze. Dritaret në mënyrë misterioze, ishin mbyllur.

“Shufrat e këtyre dritareve janë prej betoni. Janë të palëvizshme. Xhamat janë ose të errët krejtësisht ose lejojnë thjesht shikimin”, tha O’Carroll.

Ai ka bërë një krahasim të kompleksit një vit më parë me gjendjen aktuale të tij. Dritaret e qindra apartamenteve dhe dhomave të hoteleve, janë mbuluar krejtësisht, në disa raste, vetëm në katet e sipërme. Dritaret në hotelin “Koryo”, një destinacion i famshëm për turistët, u mbuluan.

“Qëllimi i gjithë kësaj, me aq sa ne kemi kuptuar, është t’i ndalohet njerëzve që të nxjerrin jashtë vendit, qoftë edhe përmes fotove, çfarë ndodh në qytetin e ndaluar”, thotë gazetari. “Qyteti i ndaluar”, siç thotë analistët, është nofkë për një pjesë të Penianit, ku janë lokalizuar godina apo pallatet e qeveritarëve. Aty ndodhen edhe zyrat e partisë apo zyrat ku Kim dhe elita e vendit, drejtojnë bizneset kryesore. Pozicioni dhe pasha e dritareve që janë mbyllur, flasin qartë, sipas analistëve, për paranojën e liderit.

Shkarkoni aplikacionin e A2