Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Perla 8000-vjeçare ekspozohet për herë të parë për publikun

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 14:32 | Lifestyle

Perla që besohet se është më e vjetra në botë do të ekspozohet në muzeun “Louvre” të Abu Dabit këtë muaj. Kjo është hera e parë që perla e rrallë do të lejohet të shihet nga publiku që prej zbulimit të saj.

Ajo u gjet në një sit arkeologjik në ishullin Maravah pranë brigjeve të Abu Dabit në vitin 2017. Sipas Departamentit të Kulturës dhe Turizmit të emiratit, arkeologët përdorën metoda shkencore për të vendosur mbi vjetërsinë e perlës. Sipas rezultateve ajo duhet të jetë formuar mes viteve 5800 – 5600 p.e.s.

Perla ka një diametër sa 1/3-ta e centimetrit dhe duket se ka një ngjyrë rozë. Ekspozita ku ajo do të shfaqet nis më 30 tetor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë