Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Protagonisti i “Tripletës” interiste, trajneri më i ri i Serie A

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 21:35 | Futboll
Protagonisti i “Tripletës” interiste, trajneri më i ri i

Edhe pse zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, marrëveshja është arritur totalisht midis drejtuesve të Genoa-s dhe italo-brazilianit Thiago Motta, i cili do të jetë trajneri i ri i ekipit të Serie A.

Trajneri Andreazzoli u shkarkua pas rezultatit zhgënjyes ndaj Parmës, ku ekipi u mund 5-1, dhe emra të ndryshëm si Guidolin por edhe Gattuso përfliteshin nga mediat italiane.

Por presidenti genoan Enrico Preziosi është njeri i surprizave, dhe zgjodhi emrin e ish-mesfushorit të famshëm, që vitin e kaluar i dha lamtumirën futbollit pas një karrierë plot arritje, veçanërisht me fanellat e Barcelonës, Interit (me të cilin fitoi edhe “Tripleten” në 2010) dhe të Paris Saint Germain, për një total 8 kampionatesh kombëtare dhe dy Champions League.

Por në 2008-2009 Motta u aktivizua edhe tek Genoa, dhe ai sezon ku shkëlqeu duke shënuar 6 gola nuk është harruar ende. Kjo është eksperienca e parë e tij si trajner.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani