Rama citon kryeministrin italian, Basha: Nuk ka citat që mbulon dështimet e tua

Pasi kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një citim të kryeministrit italian, Giuseppe Conte, i cili deklaroi se Shqipëria e meritonte hapjen e negociatave, reagoi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha theksoi në Twitter se BE-ja e ka refuzuar Ramën dhe për këtë arsye ai duhet të mbajë përgjegjësi.

“Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë t’i mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi”, shkruan Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2