Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rama krahason deklaratat e Bashës dhe Tusk, kreu i PD: Europa të ka refuzuar

Nga A2 CNN
21 Tetor 2019, 15:23 | Politikë

Pas daljeve para gazetarëve gjatë ditës, në drektë Edi Rama dhe Lulzim Bashën vijuan betejën në rrjetet sociale.

Kryeministri posoti një foto në Facebook ku krahasonte deklaratat e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, me ato të Bashës.

Foto e postuar nga Kryeministri Rama në Facebook.

Ndërsa pak më vonë, kreu i PD iu përgjigj përmes një postimi në Twitter. “Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar”, shkroi Basha.

“Kujt do t'ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t'ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani